-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë mbi protestë, ja si po i shtyp kryengritjet qeveria iraniane

Kryesoret

Protestat e organizuara nga shteti janë mbajtur në disa qytete iraniane, për të sfiduar protestat kundër establishmentit që janë zhvilluar tash e disa ditë, pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare.

Media shtetërore, IRNA tha se disa persona protestuan më 23 shtator “për të censuruar sharjen e Kuranit të Shenjtë, vënien në flakë të xhamive, por edhe shkeljeve të kodit të veshjes islamike”.

Protestuesit dënuan protestat anti-qeveritare, duke i quajtur pjesëmarrësit në to “ushtarë të izraelit”, raportoi televizioni shtetëror. Në protestat shtetërore po ashtu u dëgjuan brohoritjet “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”, që janë slogane që rëndom përdoren nga udhëheqësit klerikë në ngjarjet e sponsorizuara nga shteti.

Protestat e sponsorizuara nga shteti vijnë në mes të paralajmërimeve të fuqishme nga autoritetet, pasi ushtria u tha iranianëve që të përballen me “armiqtë” që qëndrojnë pas trazirave.

Në ditët e fundit, në dhjetëra qytete iraniane janë organizuar protesta lidhur me vdekjen e Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia e moralit nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit