Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar për mos mbylljen e punimeve për gjimnazin Besnik Sykja. Sipas kontratës që deputetja ka paraqitur punimet duhet të kishin përfunduar në datën 04.05.2022, por dhe pse kanë kaluar 4 muaj ato nuk janë mbyllur.
“Përkundrazi oborri i kësaj shkolle është plotë me inerte dhe e largët duket data në të cilën do të mund të kthehen gjimnazistët për të kryer shkollën e tyre në godinën e Besnik Sykjes.
Kjo është një harresë, kjo është një indiferencë, kjo është një mos përgjegjshmëri e institucioneve shtetërore për detyrat që kanë për t’ju ofruar shërbimin mësimor gjimnazistëve dhe mësuesve të shkollës “Besnik Sykja”.
Ata sot e zhvillojnë shkollën me turne, duke shkuar në një shkollë tjetër në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”,” është shprehur deputetja.
Sipas saj ministria e Arsimi dhe Bashkia Tiranë ka shkaktuar një kauzë në sistemin arsimor duke bërë që shumë shkolla të Tiranës vetëm nga indiferenca dhe papërgjegjshmëria e tyre të kryejnë mësimin me 2 apo me 3 turne.