Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka nisur mëngjesin e së dielës procesin e votimit për zgjedhjet e brendshme, në fund të së cilës do të dalë emri i kryetarit të ri.
Këto zgjedhje konsiderohen thjesht një formalitet për partinë në pushtet pasi kryeministri Albin Kurti, njëkohësisht dhe drejtuesi i Vetëvendosje nuk ka asnjë kandidat rival.
Votimi nisi në orën 09:00 dhe mbyllet në 19:00.
Kjo lëvizje në vitin 2005 e mori emrin Vetëvendosje dhe në zgjedhjet e para të brendshme të saj, Kurti u zgjodh kryetar. Këtë post ai e mbajti për gati një dekadë.