-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja preku fundin, Demollari: Çuna mos qani, shikoni përpara

Kryesoret

Legjenda Sulejman Demollari, ish-kapiten i ekipit kombëtar të futbollit shprehet se pas humbjes me Izraelin që vulosi vendin e fundit nuk është koha për të qarë, por për të shikuar përpara.

“Humbjet janë gjithmonë të vështira për tu përtypur, akoma më shumë kur ndodhin në ndeshje të rëndësishme. Por futbolli i tillë është dhe koha për të “qarë” atë që ka ndodhur është ndonjëherë më e dëmshme se vetë humbja. Tani kjo skuadër duhet të ringrihet, ka nevojë për mbështetje, ka nevojë për qetësi dhe jo për gjyqe popullore.

Përpara kemi ndeshje të rëndësishme, shumë shpejt afrojnë edhe eliminatoret e Kampionatit Europian 2024. Unë besoj se ky grup, këto djem, do dinë të na bëjnë krenarë e të na dhurojnë gëzime të mëdha. Kanë një rrugë të madhe për të bërë përpara dhe sëbashku me mbështetjen e të gjithë ambientit futbollistik do të shkojmë larg.

Detyra jonë është vetëm një: T’i qëndrojmë pranë e ti këshillojmë” shkruan ai. Humbja e mbrëmshme u kritikua shumë. Rezultati nuk ishte habi, pasi vjen pas një serie të gjatë rezultatesh negative. Ndoshta ka ardhur momenti që t’i besojmë një trajneri shqiptar, pasi të huajt nuk po na çudisin më për mirë, por për keq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit