Mitrovica e Jugut është vetëm njëra nga komunat e Kosovës, që gjatë këtij viti nuk ka nisur asnjë projekt kapital, të financuar nga Qeveria e Kosovës.
Në Ligjin për buxhet të vitit 2022 parashihen dhjetëra projekte kapitale në këtë komunë, përfshirë shenjëzimin në komunikacion.
Rregullimin dhe riparimin e rrugëve, të shtretërve të lumenjve, pastaj investime në administratë, shëndetësi, arsim e deri te renovimi i stadiumit “Adem Jashari”.
Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, konfirmon shkurtimisht se në asnjërin prej këtyre projekteve nuk kanë nisur punimet.
Sazan Ibrahimi, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, thotë se probleme nga mungesa e investimeve kapitale kanë gati të 38 komunat e vendit.
Në komunën e Suharekës, e cila ndodhet rreth 80 kilometra larg Mitrovicës së Jugut, gjendet kompania private “Eurofamis”, e cila merret me ndërtimtari.
Në Raportin 6-mujor Financiar, të publikuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës, thuhet se për projekte kapitale janë shpenzuar vetëm pak mbi 79 milionë euro dhe pranohet se ka normë më të ulët të ekzekutimit.
Sipas raportit, në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, për të njëjtin qëllim janë shpenzuar rreth 129 milionë euro, kurse në vitin 2020 rreth 92 milionë euro.