-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA paralajmëron Rusinë: Nëse përdoren armët bërthamore do të ketë pasoja katastrofike

Kryesoret

Ai tha se SHBA do të miratojë sanksione të tjera ekonomike kundër Rusisë nëse Kremlini përfundon referendumin e tij “të rremë”.

“Nëse Rusia e kalon këtë vijë, do të ketë pasoja katastrofike për të. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me vendosmëri. Ne e kemi shpjeguar në mënyrë më të detajuar saktësisht se çfarë do të thotë kjo”- tha Sullivan në një intervistë televizive.

Sa i përket referendumeve në territoret e pushtuara ukrainase , Sullivan kujtoi deklaratën e liderëve të G7 të premten dhe tha se do të ketë më shumë njoftime nga SHBA në ditët në vijim.

“Ata përsëritën se do të kishte pasoja dhe specifikuan vendosjen e sanksioneve shtesë , përfshirë ato ndaj subjekteve dhe kompanive jashtë Rusisë që mbështesin makinën ruse të luftës ose mbështesin këto referendume të rreme ose përpjekjet e Rusisë,” tha Sullivan.

Sullivan tha gjithashtu se SHBA po përgatitet “për çdo emergjencë”.

“Ne po përgatitemi për çdo rast dhe do të bëjmë atë që është e nevojshme për të penguar Rusinë nga ndërmarrja e këtij hapi. Dhe nëse ata e bëjnë, ne do të përgjigjemi me vendosmëri, “tha Sullivan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit