-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detajet nga dasma “madhështore” e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës

Kryesoret

Në prag të përvjetorit të 10-të, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të hyjnë në një kapitull të ri të jetës së tyre, tashmë si burrë dhe grua.

Dy javë më parë, Armina zbuloi se do të martohej në fund të shtatorit. Ata kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë ditën e sotme (e diel, 25 shtator) në një ceremoni që do të mbahet në një agroturizëm në Shijak.

Festa do të nisë pasdite me koktej dhe më pas do të jetë darka. Çifti është kujdesur për të gjitha detajet, përfshirë dekorin dhe menunë e dasmës, e cila do të jetë tradicionale shqiptare së bashku me pijet që janë prodhim i vendit tonë.

Në dasmë, përpos personazheve nga bota e artit, kulturës dhe televizionit, nuk do të mungojnë as figura të politikës.

Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar një detaj nga fustani, ku shkruhet “Love is the answer”.

Çfarë fustanesh do të veshë Armina? Në “Goca dhe gra”, pa hyrë në shumë detaje, ajo tha se “një prej fustaneve është bërë enkas për të, nga një prej stilisteve të saj të preferuara, Viviene Westwood”. Të tjerët janë krijim të një stilisti shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit