Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur për krizën energjetike se është e shtirur.
Sipas tij Rama po e shet atë te njeriu i vet dhe më pas e blen me 500 euro.
“Ne jemi vend 98% të prodhimit të energjisë nga ujërat dhe s’lidhem me Beogradin e Ukrainën, por varemi vetëm nga ujërat tanë.
Sot HEC-et private prodhojnë rreth 60% të energjisë së vendit. Shqipëria prodhon 2 terravat më shumë seç konsumon.
Energjinë nga diga e shesin me 40 euro te njeriu i tij, më pas shitet në bursë me 130 euro dhe fitimi ndahet. Ata blejnë energji me 500 euro, kur në bursë blihet me 280 euro.
Shqipëria s’duhet të kishte asnjë problem, por sot rrit çmimin për shtresën mesme më të lartin që mund të ekzistojnë në vend,” u shpreh ai.