Deputetët britanikë kërkuan veprim urgjent për të goditur rrjetet e kontrabandës së njerëzve që nxjerrin miliona paund nga kalimet e rrezikshme të La Manshit.
Thirrjet e tyre erdhën pasi një hetim i fshehtë në Daily Mail ekspozoi një gangster shqiptar që drejtonte hapur tregtinë e ndyrë në Dunkirk.
I mbiquajtur “Luani i Artë”, ai fiton rreth 1 milion paund në javë duke dërguar emigrantë në Britani me gomone të dobëta.
Ai u tha gazetarëve të paraqitur si klientë se mund t’i merrte për 4500 £ secili dhe premtoi se autoritetet britanike do t’u jepnin ushqim, batanije dhe gjithçka që u nevojiteshin përpara se t’i vendosnin në një hotel. “Pas kësaj, ju mund të shkoni ku të doni”, tha ai.
Duke treguar se sa lehtësisht kontrabandistët e njerëzve mund t’i tejkalojnë autoritetet, gangsteri u kap nga policia franceze disa orë pasi e takuam, vetëm për t’u liruar mëngjesin tjetër për të rifilluar menjëherë operacionet e tij.
Ai është vetëm një nga një varg bandash shumë të organizuara trafikimi në Francën veriore – njëra prej të cilave ka 600 njerëz në një listë pritjeje për vende në varka të vogla.