-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hiletë dhe skemat e bosit të kokainës, si u arratis në Shqipëri dhe Ekuador

Kryesoret

Media e njohur britanike “The Telegraph” në një artikull të publikuar mbi trafikun e kokainës nga Amerika Latine dhe rolin e shqiptarëve vendosi në shënjestër Dritan Rexhepin.

Po sipas kësaj medie, Rexhepi nëntor të vitit të kaluar u lirua me kusht nga burgu për akuzat e trafikut të drogës, pavarësisht se konsiderohej si rrezik për t’u arratisur dhe kështu ndodhi.

Dritan Rexhepi

39-vjeçari iu tha që të paraqitej pranë autoriteteve çdo 15 ditë derisa t’i mbaronte dënimi në vitin 2027. Por dokumentet gjyqësore, të siguruara nga “The Telegraph”, tregojnë se që nga janari i këtij viti, ai nuk është paraqitur” thotë gazeta britanike.

Por kush është Dritan Rexhepi?

Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.

Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu.

Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zenelin. Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij.

Këtu ndodh edhe arratisje e tij e parë. Rexhepi në fakt ka mundur t’u ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t’i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës.

Ai u largua duke përfituar sapo është futur në qeli, ku dera besohet se është lënë hapur nga oficeri Albert Strati. Arratisja ka ndodhur vetëm minuta, kur prokurori Anton Martini dhe oficeri i policisë gjyqësore, Arben Frashëri sapo kishin përfunduar pyetjen e Rrexhepit dhe shokut të tij Nadien Zeneli për vrasjen e dy policëve. Ato ishin larguar drejt Tiranës.

Gjashtë vite pas arratisjes nga komisariati i Durrësit, në 2013, Gramoz Rexhepi, u kap në Itali. Pala shqiptare që ndërkohë po zhvillonte gjyqin në mungesë në Apelin e Krimeve të Rënda kundër Rexhepit për dy vrasjet e policëve, sapo mësoi arrestimin e tij në Itali, menjëherë nëpërmjet një letërporosie të dërguar në Itali, kërkoi njoftimin e këtij personazhi “Foto”, se në Shqipëri po zhvillohej një proces gjyqësor kundër tij. Por nga Italia ka ardhur një përgjigje surprizë. Gjatë procedurave për njoftimin e të dënuarit Gramoz Rexhepi është mësuar së i dënuari ishte arrestuar në Itali.

Por kjo arratisje e Rrexhepit nga burgu italian të Voghera, nuk ka qenë e fundit. Drejtësia shqiptare ka kërkuar informacion për Dritan Rexhepin në Zyrën Qendrore Kombëtare të Interpolit dhe prej kësaj Zyre u zbulua se Dritan Rexhepi pas arratisjes nga burgu në Itali, ishte arrestuar në Spanjë dhe ishte ekstraduar në Belgjikë.

Por në një tjetër dokument zbulohet edhe arratisja e tretë e Dritan Rrexhepit. Më pas Gramoz Rexhepi u arrestua në Ekuador dhe u dënua me 13 vite burgim për trafik të 278 kg kokainë dhe grup i strukturuar kriminal. Në nëntor të vitit të kaluar u lirua me kusht por më pas u arratis.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit