Një 69-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin e Shkumbinit nga polumbarët e RENEA-s.
Ai është banues në Elbasan dhe ishte larguar nga banesa e tij ditën e djeshme.
Njoftimi i policisë
Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.