Zbardhen detaje të reja nga dosja e arrestimit të mjekut Fitim Marku ditën e premte në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai u prangos me forca të shumta policie.
Si pasojë e tronditjes pësoi një goditje cerebrale dhe sot u dërgua me urgjencë në spital. Bashkë me të nën hetim u vendosën edhe mjekë edhe infermierë të këtij spitali. Korrupsioni? Ryshfeti për një skaner.
Personi që u infiltrua ishte agjent policie pas denoncimeve të shumta që ishin bërë për mjekun. “5pyetjet.al” zbardh disa nga përgjimet që sollën arrestimin e mjekut.
Përgjimet
Infermierja: Çfarë të tha doktori?
Agjenti: Kur të mbarosh më merr në telefon
Infermierja: Ok, mirë
Agjenti: Tani të flas me atë apo jo?
Infermierja: Ça të ka thënë doktori (qesh)
Agjenti: Më thuaj ku ta pres, këtu apo jashtë?
Agjenti takohet me mjekun në korridor
Agjenti: Më thuaj o burrë më thuaj
Mjeku: Po ja, se këtu është plot me njerëz
Agjenti: Po sa?
Mjeku: Po, ja një 100-çe
Agjenti: 100 mijë lekë?
Mjeku: Po! Se këto i ndajmë me të tjerë
Agjenti: Ato janë punët e tuja.