Sot Partia Demokratike do të miratojë pasdite rregulloren për primaret për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin tjetër.
Nesër është radha e PS-së. Në selinë e socialistëve do të mblidhet nesër pasdite kryesia për të diskutuar përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie.
Edi Rama nuk do t’u besojë të gjithë kryebashkiakëve edhe një tjetër mandat. Nisur nga pakënaqësitë që ka shfaqur në disa mbledhje, një pjesë pritet që të largohen.
Fillimisht do të kalojë në filtër puna dhe performanca më pas do të vendoset nëse do të ketë rikandidime dhe emrat e rinj.