Në mbledhjen e sotme në drejtimin e Sali Berishës, kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar ngritjen e një grupi auditi për financimet ruse në PD.
Burime nga kryesia e PD-së bëjnë me dije se do të merret nën hetim administrativ ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha për veprimet e tij në raport me donacionet në zgjedhjet e vitit 2017. Në krye të grupit do të jetë Ledina Mandia.
SHBA pak ditë më parë deklaroi se Rusia financoi me 500 mijë dollarë fushatën e PD-së në 2017, të cilat më pas u lobuan në Amerikë.
Sali Berisha që deri para një viti e mbronte, tashmë e lëshoi Lulzim Bashën për financimet ruse duke deklaruar se ish-kryetari e kishte gënjyer.
Ledina Mandia – kryetare
Florion Mima – Anëtar
Edmond Spaho – Anëtar
Enno Bozdo – Anëtar
Aldo Bumçi – Anëtar