Emri i biznesmenit Pëllumb Salillari rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Pak ditë më parë qeveria i sekuestroi disa kate pa leje në një pallat në ndërtim në Tiranë.
Por KESH i ka dhënë një tender 2.2 mln euro për ndërtimin e infrastrukturës së aksesimit dhe ankorimit për TEC-et lundruese në portin e peshkimit Triport-Vlorë.
Thirrja për këtë tender u hap më 29 gusht, ndërkohë që si ofertë ka qenë vetëm ajo e paraqitur nga kompania Salillari me vlerë 2,2 milionë euro.
Fondi është parashikuar të realizohet brenda 100 ditëve. Open Data, që monitoron prokurimet publike i ka vendosur flamur të kuq duke sinjalizuar mungesën e konkurrimit.