-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Presim shpjegime” Hill i ashpër me Serbinë: Askush nuk mund të nënshkruaj marrëveshje me Rusinë

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Beograd Christofer Hill, ka kërkuar shpjegime nga Serbia se çfarë është nënshkruar me Rusinë në Nju Jork gjatë asamblesë së OKB.

Hill tha se në këtë moment, askush nuk duhet të ketë asgjë me Rusinë, shumë pak të nënshkruajnë marrëveshje me të. 

” E vetmja ndihmë duhet të jetë vetëm për ata rekrutë të varfër që po mobilizohen për të shkuar në luftë,” tha ambasadori amerikan Christopher Hill në një fjalim para gazetarëve pas forumit rajonal “Qeverisja e mirë dhe politikat kundër korrupsionit në kohë pasigurie gjeopolitike”, të cilin e hapi së bashku me kreun e delegacioni i BE-së në Serbi, Emanuel Gioffre.

Hill tha se gjatë javës së kaluar në Nju Jork janë zhvilluar bisedime të shkëlqyera ndërmjet delegacioneve të SHBA-së dhe Serbisë dhe se në fund të javës dhe pas gjithë atyre bisedimeve kanë marrë vesh për nënshkrimin e protokollit. Ambasadori amerikan shton se nuk e kanë parë protokollin e nënshkruar, pasi nuk është dokument publik.

“Është e vështirë për ne të kuptojmë, por ne duam të dëgjojmë një shpjegim se çfarë është në rrezik,” tha Hill.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit