Ditën e sotme SPAK ka marrë në pyetje ish-drejtuesin e Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi për privatizimin e ish-klubit Partizani.
Privatizimi i kompleksit “Partizani” është një dosje që e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjithashtu paditi ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare.