-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta për mbylljen e kolegjit, Berisha: Rama, vasal i Erdoganit

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot përpara mediave në një deklaratë për të dy çështje. Së pari ai uroi të djathtën italiane dhe Georgia Melonin për fitoren në zgjedhjet që u zhvilluan dje në Itali.

Më pas kryetari i PD-së, dënoi edhe njëherë mbylljen e kopshtit dhe kolegjit turk “Mehmet Akif” në Tiranë. Sot nxënësit protestuan përpara Kryeministrisë dhe ministrisë së Arsimit.

Edi Rama, ky vasal i shpifur i Erdoganit. Urdhëroi mbylljen e një kolegji me një histori 26 vjeçare dhe paraqitjen më të mirë. Rama tha se shkaku i mbylljes, miku i tij, me avionin e të cilit udhëton, e ka si taksi, ka blerë godinën.

Gënjeshtar i lindur. I shpifur. Po të na thotë pak, kopshtit me 255 nxënës, të gjithë të afërt me moshën e djalit të tij. Çfarë kishe me kopshtin që mbylle? A mundet një kryeministër të bëjë betejë me 255 fëmijë.

U bëj thirrje gjimnazistëve të Tiranës të bashkohen me nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif”. Qytetarët të mbështesin protestën e tyre. Sinan Idrizi është vetëm një “pjon” në këtë skenar të turpshëm, që nuk ndodh në asnjë vend” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit