-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikohen pamjet e arrestimit të “Gucci”-t shqiptar në “folenë” e Escobar-it

Kryesoret

Mediat kolumbiane kanë publikuar pamje nga momenti i arrestimit të shqiptarit Deniz Klironomi në Kolumbi, i njohur me pseudonimin “Gucci”.

Ai ishte në kërkim nga Interpoli, pasi në shqipëri akuzohet për një tentativë vrasje. Pasi ishte larguar nga vendi ynë, ai ishte vendosur në Kolumbi, ku sipas mediave atje, ishte bërë pjesë e grupit ‘Los Pachenca’, i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.

Klironomi, shqiptar nga Durrësi, ishte me sinjal të kuq nga Interpoli. Që në fund të vitit 2020, hetuesit nga policia e Dijin morën informacione se një trafikant droge kishte mbërritur në gjirin verior të Kolumbisë.

Në skuadër speciale me hetues nisën menjëherë punë për të gjurmuar hapat e tij, por sa herë që binin në gjurmët e tij, ai zhdukej sepse ndërronte thuajse çdo muaj vendndodhjen.

Kjo zgjati për 7 muaj derisa policia arriti në një apartament në Barranqiulla ku jetonte shqiptari.

Për një javë, 45-vjeçari nuk doli as nga dritarja derisa efektivët ia dolën që të marrin një fotografi të një tatuazhi në krahun e tij të majtë dhe të arrinin ta identifikonin.

Por kur u fotografua, sipas hetuesve të Dijin, kërcënoi policët duke i thënë që diçka mund t’i ndodhë atyre që tentojnë ta ekstradojnë. Sipas mediave të huaja, ai porositi njerëzit e tij në Rumani dhe Shqipëri dhe kishte paguar para që të mos e ekstradonin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit