-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria u mbylli shkollën! Nxënësit e kolegjit turk protestë: Na prishët ëndrrat

Kryesoret

Paraditen e sotme nxënësit e kolegjit privat turk “Mehemt Akif” që u mbyll, protestuan përpara ministrisë së Arsimit. Nxënësit kërkojnë shfuqizimin e vendimit për mbylljen e shkollës.

Me lot në sy, pankarta në duar, certifikata dhe kupa të fituara ata bërtisnin emrin e shkollës duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e institucionit.

“Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’. Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor.

Sot kuptova se çdo të thotë që të prishin ëndrrat. Anulo mbylljen e ‘Mehmet Akif’’ u shprehën disa nga nxënësit.

Opozita akuzon se mbyllja është politike pas kërkesës së Erdoganit. Sipas Sali Berishës, Edi Rama iu bind presidentit turk në luftën kundër shkollave të Gulenit.

Por qeveria thotë se kolegji dhe kopshti që u mbyllën nuk plotësonin kushtet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit