-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sulmet kibernetike do të vazhdojnë”, Rama: Irani i motivuar nga urrejtja

Kryesoret

Shqipëria nuk e ka mbyllur ende përballjen e saj me sulmet kibernetike.

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median amerikane Washington Post, deklaroi se Irani do të sulmojë sërish.

Ai tha se Irani është i motivuar nga urrejtja dhe se Shqipëria nuk e ka mbyllur ende përballjen e saj me sulmet kibernetike.

“Bazuar në hetimin tonë, shkalla e sulmit ishte aq e madhe saqë qëllimi i tij ishte të shkatërronte tërësisht infrastrukturën tonë dhe të na kthente në epokën e letrës, duke eliminuar njëkohësisht të gjitha të dhënat tona”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ka theksuar se hakerat ia arritën vetëm pjesërisht qëllimit: ata morën disa të dhëna, por që nuk janë të ndonjë rëndësie te veçantë. Rama po ashtu e krahasoi sulmin me një bombardim.

“T’i shkatërrosh një vendi infrastrukturën kritike është njësoj si ta bombardosh atë. Bombat nuk janë të dukshme, plagët nuk janë fizike, por sërish është një agresion dhe një sulm direkt ndaj sovranitetit kombëtar. A do ta pranonit ju një vend që ju bombardon?”, shtoi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit