-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Transportin emigrantë, policia arreston 2 persona, i treti u “zhduket”

Kryesoret

Genc Hilla dhe Lenc Jaku janë arrestuar nga policia ditën e sotme pasi po transportonin emigrantë të paligjshëm.

Po ashtu një tjetër shtetas, 42-vjeçar është shpallur në kërkim. Ai arriti të arratisej gjatë aksionit. Ata udhëtonin me tre makina dhe dërgonin emigrantë në kufij kundrejt parave.

Policia ka sekuestruar 3 makinat, 3 telefona dhe një shumë parash të fituar nga aktiviteti ilegal.

Arrestimi i shtetasve G. H. dhe L. J. u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Shkalla e zezë”, duke transportuar me automjetet përkatëse tip “Ford”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Shpallja në kërkim e shtetasit E. R., 42 vjeç, banues në Sarandë, u bë pasi sapo ka vënë re shërbimet e Policisë që ishin në ndjekje të tij, është larguar me shpejtësi dhe në hyrje të qytetit të Tepelenës ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit