12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vasili: Salillari me 4.5 milionë euro po ndreq gabimet e Ali Pashë Tepelenës

Kryesoret

Deputet i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ndaj dhënies së një tenderi prej 4.5 milionë euro për riparimin e kalasë së Ali Pashë Tepelenës.

Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kalaja nuk është ndërtuar me materiale cilësore, edhe pse ajo ka mbi 200 vite dhe u ka mbijetuar dhe tërmeteve.

Sipas Vasilit “ndreqja” e gabimeve të Ali Pashës i është besuar Salillarit.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Marshallah, plot 4.5 milione euro Salillarit per Kalane e Tepelenes, qe te ” ndreqen” gabimet e Ali Pashes!

Pas 200 e kusur vjetesh Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbuloi ” gabimet e renda te Ali Pashes qe e ka ndertuar “shume keq” Kalane.

Megjithese kane kaluar 200 vjet dhe Kalaja e Tepelenes ka pare luftra pa fund e termete dhe eshte ne kembe, FSHZH – se nuk ja hedh dot Ali Pasha.

FSHZH-ja ka qene vete…200 vjet me pare ka pare edhe cilesine e dobet te materialeve edhe nxitimin ne ndertim.

Ja cfare broçkullash idiote shkruan FSHZH:

“Gjendja e monumentit nuk është e mirë, pasi materiali lidhës i gurëve, llaçi i gëlqeres nuk ka qenë i cilësisë së lartë në kohën e ndërtimit. Një nga arsyet e kësaj dobësie është dhe puna e nxituar që shoqëroi ndërtimin e këtyre fortesave”.

Tani ja tregon Salillari Ali Pashes se si ndertohet Kalaja me 4.5 milione euro.

FSHZH ka “eksperience” si gjithe qeveria me tendera me 99% te cmimit te rrugeve, qe shqyhen brenda vitit.

Aferim qeveria e hajduteve se edhe Ali Pashen nuk e late rehat vetem e vetem per te grire parate e shqiptareve!!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit