Në orët e para të ditës së sotme është djegur një mjet tip furgon, në pronësi të Renato Torollarit në Korçë.
Sipas njoftimit të policisë furgoni ishte parkuar para banesës në lagjen nr.17.
Gjithashtu mësohet se mjeti përdorej për transport udhëtarësh.
Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.