8 vite burgim kërkoi prokuroria për 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin Janar të këtij viti vrau me armë bashkëfshatarin Lek Lekgjonaj.
Ai akuzohet për vrasje për gjakmarrje dhe armëmbajtje pa leje.
Florian Përvathi, thotë prokuroria e ka kryer krimin me paramendim, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babain kur Floriani ishte 4 vjeç.
Lek Lekgjonaj u ekzekutua me armë mesditën e 24 Janarit 2022 në fshatin Manati të Lezhës.