Kreu i PD-së, Sali Berisha në qytetin e Gramshit ka folur dhe për krizën dhe mbushjen e arkës së shtetit nga TVSH.
Ai u shpreh se ndihma e Ramës është një tallje.
“Sot deklaronte që arka është mirë. Arka është mirë sepse çmimet u dy dhe trefishuan dhe të ardhurat nga TVSH-ja u dy dhe trefishuan, por ajo iu mor juve. Ju e paguat atë. Kjo ka ndodhur dhe në vende të tjera por qeveritë e tjera ia kanë kthyer qytetarëve. Është marrë në çdo kile djathë që keni blerë dhe në çdo litër naftë që keni shpenzuar. E keni blerë më shtrenjtë, TVSH-ja ka qenë më e madhe. Të tjerët e kanë kthyer. Kosova i ktheu 100 euro çdo pensionisti, sepse çdo pensionist bleu me çmime më të rritura. Kosova i dha 100 euro çdo studenti. I dha 400 euro për çdo hektar grurë fermerit, sepse i mori nga nafta. Po ky kujt ia dha. Ky dha 10%, një shifër qesharake,” është shprehur Berisha.