Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 37-vjeçar grek kanë dal para gjykatës si autor të dyshuar për vrasjen e një 44-vjeçari Marios. Ky i fundit ishte pronar në një dyqan në zonën e Lambraki.
Në deklaratën e tij para gjykatës, shqiptari ka deklaruar se ishte nën efektin e drogës dhe se nuk e dinte përmbajtjen e deklaratave që kishte firmosur. Ai ka mohuar të ketë tentuar të grabis dyqanin e aq më pak të vras 44-vjeçarin.
Për sa i përket armës, ai pretendoi se e gjeti poshtë urës, në një pikë pak më larg nga ku përdornin drogën.
Po ashtu si i riu shqiptar dhe ai grek kanë shprehur pendesë për ngjarjen e ndodhur dhe kanë treguar se ishin nën efektin e drogës.