Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publik një denoncim ku deklaron se oficeri në policinë Mirditë, Thoma Zisi, i arrestuar e dënuar nga Gjykata vijon normalisht ushtrimin e detyrës.
“I arrestuar nga policia dhe i dënuar nga gjykata, oficeri vazhdon detyrën. Ligji dhe vendimi i gjykatës është ministri i familjes dhe Edi Rama.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Z Berisha OPGJ i Komisariatit te Policisë Mirditë Thoma Zisi është arrestuar dhe proçeduar penalisht nga Prokuroria Dibër për Korrupsion Pasiv dhe e ka dënuar Gjykata Dibër.
Megjithatë ai vazhdon qetësisht punën si Oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Mirditë ku në bashkëpunim me të tjerë ka fallsifikuar një dosje për një shtetas” shkruan Berisha.