Policia dyshon se Ervis Martinaj kishte shkuar në Shijak për të lidhur aleancë me një grup të fuqishëm të zonës.
Disa burime informacioni të ndryshme mbështesin pistën se aty mund të jetë shitur te grupet rivale.
Këto dyshime mbështeten edhe në transkriptet e bisedave mes personazheve të botës së krimit që disponohen nga autoritetet ligjzbatuese.
“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kan hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”.
Por, pavarësisht bisedave të shkëputura që janë administruar, duhet theksuar se nuk është bërë verifikimi i tyre me prova mbështetëse. Informacionet në fjalë janë marrë me rezerva nga grupi hetimor.
Ajo që bën përshtypje janë edhe qëndrimet e kundërshtarëve të Martinajt pas informacioneve për zhdukjen e tij që dalin në transkriptime.
“Ka festuar se i kanë nis fotot”. TCH