Deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh se në 2013 qeverisja e drejtuar nga Sali Berisha e la pushtetin në bazë të një marrëveshje që të mos arrestohej asnjë ish-ministër i PD-së.
“A kam unë rezerva për Sali Berishën? Pa diskutim shumë. Kam qasje të ndryshme për mënyrën se si është drejtuar PD-ja, si ka funksionuar apo si u bënë tani lëvizjet e Foltores. Nuk jam dakord me tezat e tyre, por jam opozitar dhe duhet të jemi të gjithë në protesta.
Kam rezerva edhe për Ilir Metën. Këta që kanë drejtuar politikën shqiptare këto vite kanë përgjegjësitë e tyre. Është faji i Ilir Metës dhe i Berishës për marrëveshjen e 1 prillit.
Ishim në Parlament të gjithë në fund të marsit, të gjithë ishin të qeshur kur papritur iku Ilir Meta në 1 prill. Budalla unë nuk jam.
Unë e kuptoj se si lëvizin gjërat. Dhe çfarë ndodhi? Pas 2013 më gjej një dosje të një ish ministri tonit që të shkonte para drejtësisë për korrupsion? Ndodhi sepse ka marrëveshje”, tha Sula te emisioni “7pa5”.