Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga autoritet italiane. I riu u ndalua për një kontroll rutinë në zonën e Rietes në Itali.
Autoritet nuk gjetën asgjë të paligjshme gjatë kontrollit, por ai rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria. I riu është dënuar nga Gjykata me 4 vite burg për kultivim të kanabisit.
Ai u arrestua menjëherë dhe Gjykata e Romës vendosi që ai të ekstradohet drejt vendit tonë për të vuajtur dënimin.
“Agjentët e Policisë së Shtetit , të angazhuar në shërbimet e kontrollit të territorit, të intensifikuar nga Komisioneri i Policisë së Rietit, Mauro Fabozzi, gjatë një turni nate, ndaluan për kontroll, në rrugën Via Salaria per l’Aquila, i huaji, i akuzuar për i cili rezultoi aktiv një raport kërkimi për arrest me qëllim ekstradimi për llogari të Autoritetit Gjyqësor Shqiptar,” ka shkruar media italiane.