Elisa Spiropali është larguar si drejtues e Qarkut të Kukësit për tu emëruar në krye të Qarkut të Shkodrës, duke zëvendësuar në këtë pozicion Edona Bilali.
Bilali ishte drejtuese e qarkut politikë në Shkodër prej një viti, por iu desh të tërhiqej pasi është shtatzënë.
Vendin e Spiropalit në Kukës do e marrë Pandeli Majko.
Ai është zgjedhur deputet i PS në pesë legjislatura dhe është anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Elisa Spiropali do të shkojë në Shkodër. Ajo është aktualisht deputete dhe nënkryetare e Grupit Parlamentar Socialist, si dhe zëdhënëse e Kryesisë së Partisë Socialiste.