-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kazakistani në krah të rusëve që largohen nga Putini: Tek ne jeni të mbrojtur

Kryesoret

Para pushtimit të Ukrainës Kazakistani konsiderohet një nga aleatët e ngushtë të Rusisë.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev ju ka thënë se do t’ju dal në krah rusëve që shkojnë në vendin e tij për t’i shpëtuar rekrutimit.

Në ditët e fundit na kanë ardhur shumë njerëz nga Rusia. Shumica prej tyre detyrohen të largohen për shkak të një situate të paprecedentë. Ne duhet të merremi me ta, për të garantuar sigurinë e tyre”,- theksoi Tokaev.

Me këtë rast, Tokayev dënoi edhe një herë luftën në Ukrainë dhe kërkoi që të respektohet integriteti territorial i saj, ndërkohë që Rusia po mban referendume në katër provinca të Ukrainës me qëllim aneksimin e tyre.

“Integriteti territorial i një shteti duhet të jetë i pacenueshëm, është parim bazë. Në lagjen tonë të afërt po shpërthen një luftë e gjerë. Duhet ta kujtojmë këtë, duke menduar mbi të gjitha për sigurinë tonë”, theksoi ai.

Një aleat i Rusisë dhe një anëtar i një bashkimi ekonomik dhe doganor në të cilin merr pjesë edhe Moska, Kazakistani, një ish-republikë sovjetike në Azinë qendrore, gjithashtu kultivon marrëdhënie me Perëndimin dhe Kinën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit