Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mediat pas mbledhjes së PS-së.
Ai është shprehur se ka pasur disa ndryshime për sa i përket drejtuesve lokal. Rama ka lënë të hapur mundësinë për ndryshime të reja.
Ndërkohë që në Vlorë drejtuesi politik i PS-së do të jetë Blendi Klosi.
Klosi është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe që nga viti 2005 mbanë pozicionin e Sekretarit Organizativ në këtë parti. Blendi Klosi ka një angazhim të gjatë si deputet, përfaqësues i Grupi Parlamentar të Partisë Sociale në 4 legjislatura, aktualisht është Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.