Takimi mes Yuri Kim dhe dy deputeteve Jorida Tabaku e Etilda Gjonaj ka përfunduar në më pak se një orë.
Asnjë nga palët nuk është prononcuar për atë që ka ndodhur në takim. Por siç ishte lajmëruar më herët temë diskutimi ka qenë përparimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Fokusi kryesor dyshohet të ketë qenë tek nisjen e negociatave të kapitullit të gjyqësorit.
Takimi është mbajtur në zyrën e Tabakut në kryesin e Kuvendit. Kamerat u lanë jashtë takimit dhe të tria zonjat dukeshin të buzëqeshura