-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas takimit me Alibeajn, ambasadori britanik: Të shmanget amnistia fiskale

Kryesoret

Ambasada britanike ka reaguar pas takimi të zhvilluar mes diplomatit King-Smith dhe kreu të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Për britanikët çështja e amnistisë fiskale është tejet shqetësuese. Po ashtu ambasadori është shkrehur se duhet përkrahur reforma zgjedhore dhe qytetarët duhet të votojnë për persona të pa përfshirë në krim.

Njoftimi i ambasadës britanike

Pas fillimit të sesionit të ri parlamentar, Ambasadori Alastair King-Smith u takua me Kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për të diskutuar situatën aktuale politike dhe reformat prioritare për Shqipërinë. U diskutua rëndësia që të gjitha partitë të veprojnë në interes të qytetarëve, të promovojnë reformën zgjedhore dhe të përzgjedhin kandidatë për zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme pa asnjë lidhje me kriminalitetin apo korrupsionin.
Ambasadori vlerësoi rëndësinë e rolit të opozitës në forcimin e demokracisë dhe institucioneve të Shqipërisë. U diskutuan gjithashtu mënyrat për të adresuar sfidat e përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigracionit të paligjshëm, si dhe shmangien e ligjeve që do të ndërlikonin të tilla përpjekje, duke përfshirë propozimet shqetësuese për një amnisti fiskale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit