-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD denoncon sërish çmimin e naftës: Janë disa të vërteta

Kryesoret

Partia Demokratike ka denoncuar sot serish çmimin e karburanteve në Shqipëri.

Sipas saj në një kohë që të dhënat tregojnë se bursa e naftës është 4 dollarë më pak se para luftës në Ukrainë, por në vendin tonë shitet 30 lekë më tepër.

“Janë disa të vërteta të cilat ne po i bëjmë publike nga foltorja e Partisë Demokratike, përsa i përket abuzimit me çmimin e naftës në Shqipëri.

Referuar të dhënave të bursës ndërkombëtare sot nafta është 88 dollar për fuçi.

Ndërkohë që nafta në Shqipëri nuk njeh ulje por vijon të rëndojë akoma e më shumë të ardhurat në mbijetesë të qytetarëve shqiptarë.

Ndonëse bursa e naftës sot është 4 dollarë më pak se para luftës në Ukrainë, çmimi në Shqipëri nuk njeh rënie, ajo është 30 lekë më tepër sesa para fillimit të luftës.

Rrjedhimisht, ky çmim  reflekton në shportën e konsumatorit shqiptar, i cili sot shpenzon më shumë dhe konsumon më pak.

Bordi që duhet të mbronte konsumatorin, po mbron tregtarët e shumicës apo pakicës si dhe veten, pasi arkëton më shumë TVSH.

Ministria e Financave deklaron rënie të importit me 16.7% të karburanteve për 3 mujorin e dytë, INSTAT deklaron rritje të konsumit me 5.2%.

Këto dy deklarata në vetvete nxjerrin në pah se janë rreth 40 milionë litra naftë diferencë ndërmjet asaj që deklaron Ministria dhe shifrave që deklaron INSTAT.

Mos vallë qeveria në këtë rast më tepër sesa të mbrojë qytetarin me borde, duhet ta mbrojë duke reduktuar kontrabandën? 

Rama deklaroi se nuk ul taksat e naftës se po mbron qytetarët nga çmimi i energjisë” deklaroi anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Klodian Muço.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit