Trajneri Edy Reja ka bërë disa ndryshime për ndeshjen me Islandën krahasuar me atë në Izrael. Broja, Asllani e Hysaj ulen në stol, ndërsa nga minuta e parë do të nisin Uzuni, Ramadani e Lenjani.
Në portë do të jetë Strakosha, ndërsa në mbrojtjen me 3 do të luajnë nga minuta e parë Veseli, Gjasula dhe Ismajli. Në mesfushë do të luajnë Ramadani, Abrashi, në qendër, ndërsa nga krahët Lenjani e Balliu.
Pas dy sulmuesve, Uzuni e Cikalleshi, do të jetë Nedim Bajrami.