Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët dhe aktorë të tjerë për pastërtinë dhe mjedisin në sezonin që u mbyll sulmoi edhe njëherë Dritan Lelin.
Kryetari i bashkisë ishte i pranishëm kur Edi Rama e cilësoi punën e tij dështim spektakolar.
“Në drejtimin e ministres së Turizmit që ka bërë diferencën dhe falë disa bashkive, ose më saktë të një bashkie, të Lezhës përsa i përket pastërtisë dhe sot me përjashtimin spektakolar të bashkisë së Vlorës.
Ne kemi pasur një sezon më të pastër se asnjëherë, që nuk është ndonjë gjë e madhe, por një sezon realisht të pastër” tha ai.