Rreth 103 punëtorë kanë mbetur të bllokuar në minierën e Trepçës në Kosovë, pasi rrufeja ka goditur rrjetin energjisë elektrike.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar drejtuesi i Trepçes i cili njoftoi se është verifikuar problemi dhe janë duke i nxjerrë minatorët nga miniera.
Sipas tij gjendja e punëtorëve është e mirë, pasi kishin mbetur të bllokuar në horizontin 11, 10 dhe 9.