Erisa Xhixho, Deputetja e Partisë së Lirisë në një konference për mediat ka thënë se situata në universitet shqiptare është alarmante. Sipas saj largimi i të rinjve nga vendi i ka boshatisur auditorët.
Xhixho tha se fajtor për këtë situatë është qeveria pasi arsimi është lënë pas dore për vite të tëra.
Deklarata e plotë:
Te nderuar qytetare!
Ajo që po ndodh në universitetet e vendit është alarmante.
Gjithnjë e më pak studentë ulen në auditore, sepse çdo ditë këtij vendi i ikin të rinj.
Shifrat e publikuara nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore nxjerin ne pah fakte tronditese per arsimin universitar
● Në prag të vitit të ri akademik, kemi 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë.
Ndërkohë në 5 vjeçarin e fundit vihet re një rënie e numrit të studentëve me rreth 8 mijë studentë pak të regjistruar.
● Degët e shpallura prioritare nga qeveria nuk po zgjojnë asnjë interes. Pavarësisht incentivave, ka degë që rrezikojnë të mbyllen.
● Interesi për disa degë e bën akoma më të zymtë parashikimin për të ardhmen. Studentë që regjistrohen në degë si anglishtja dhe gjermanishtja janë të rinj që planifikojnë të ikin sapo të mbyllin studimet.
● Në universitetet e rretheve, gjendja është akoma më trishtuese. Në asnjë prej tyre nuk është plotësuar të paktën gjysma e kuotave.
Universiteti “Eqerem Çabej” i Gjirokastrës, i ndjekur nga Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shënojnë numrin më të ulët të regjistrimeve në raundin e parë të aplikimeve.
Një pjesë e programeve mësimore në këto universitete ende nuk plotësojnë një numër minimal prej 5 studentësh të regjistruar për degë.

