Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar probleme dhe aksi rrugor Rrëshen-Bukmirë ka pësuar rrëshqitje në disa pjesë të tij si pasojë e vërshimit të ujërave dhe inertet e kanë bërë të pakalueshme lëvizjen e automjeteve të vogla.
Banorët, të kontaktuar me telefon thanë se situata është tejet problematike, çka rrezikon izolimin e fshatrave të njësisë administrative Kaçinar në Mirditë.
Sipas tyre, deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për zhbllokimin e rrugës.