Janë mbyllur 45 minutat e para, ku Shqipëria kryeson ndaj Islandës me rezultatin 1-0.
Uzuni në minutën e 35-të harkoi një top brenda zonës, ku Lenjani u gjend aty duke e dërguar topin në rrjetë pas një goditjeje me kokë.
Gjithashtu Islanda po luan me 10 lojtarë, pasi Aron Gunnarsson doli nga loja me karton të kuq.