-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

10 shenja që tregojnë qartazi se nuk e do më partnerin

Kryesoret

Të ndihesh i dashuruar është ndjesi magjike. Eshtë ajo ndjesia që përshkruhet në këngë, libra dhe filma, por nëse ndodh e kundërta? Ne s’dëgjojmë shpesh të flitet për fazën e “daljes nga dashuria”, kur ajo vdes, mbaron ose thjesht shuhet, por mund të jetë periudhë e sikletshme, konfuze dhe shumë e vështirë. 

Ndjesitë e tua ndaj partnerit kanë ndryshuar dhe ti nuk po kupton më çfarë po ndodh dhe cili është vendimi i radhës. 

Si ta kuptosh që nuk je më e dashuruar?

1. Ti ke filluar të imagjinosh veten me njerëz të tjerë në krahë.

Eshtë diçka të vësh re një person tërheqës dhe diçka tjetër të imagjinosh veten me një X njeri krah teje që sigurisht, s’është partneri yt. Nëse ky mendim është konstant, me shumë gjasa ti mendon se jeta jote mund të jetë edhe më mirë me dikë tjetër. 

2. Fluturat kanë ikur

Nuk mund të presësh të ndihesh e dashuruar dhe e emocionuar 24/7, por nëse fluturat nuk i ndjen më në asnjë çast, ka diçka që s’shkon…Dashuria për të s’është më.

3. Nuk janë më prioritet për ju

Ju nuk i njoftoni më për veprimet tuaja, nuk doni që planet ta përfshijnë atë dhe partneri s’është më njeriu i parë prej të cilit doni mendime.

4. Jeta seksuale ka ndryshuar komplet

S’ndjeni më kimi, madje as nevojën për të qenë intim bashkë. I harroni gjithnjë e më shumë netët e pasionit.

5. Të besdisin gjeste si shtrëngimi i duarve në publik

Sigurisht çdo çift ka rregullat e tij në publik, por vini re tek vetja nëse çdo shfaqje dashurie ju besdis. Një përqafim, një shtrëngim duarsh apo një krah i hedhur. Asgjë s’do t’ju pëlqente më shumë se kjo nëse do të ishit *akoma* të dashuruar. 6. Nuk jeni më shokë të ngushtë

Eshtë shumë e natyrshme që ai/ajo të jetë shoku juaj i ngushtë pasi duke qenë i tillë mund të jetë edhe partner i mirë. Nëse ju s’e ndjeni më si njeriun më të afërt, atëherë gjërat kanë ndryshuar. 

7. Preferon t’i hapesh njerëzve të tjerë

Ndonjëherë ca gjëra nuk do t’i ndash me partnerin dhe si përfundim zgjedh një shoqe, familjare apo terapist për të marrë këshilla, por nëse kjo ndodh në mëynrë të vazhdueshme dhe ju e shmangni komunkimin me të ndoshta ndodh sepse s’e doni më.8. Zakonet e tyre s’ju duken më interesante si dikur

Dashuria është e verbër dhe kur ajo largohet ju shihni me gjykim çfarë fillimisht ja donit! Ai është po i njëjti, zakonet e tij po ashtu. Thjesht jeni ju që e shihni me sy të tjerë

9. Ndjen që diçka i mungon lidhjes

Ka një boshllëk brenda teje që nuk supozohet të jetë nëse je e dashuruar. Nuk ndihesh e përmbushur dhe as nuk do të investosh 100% tek ajo marrëdhënie. Gjithmonë ke dyshime për lidhjen dhe partnerin. Kjo ndodh në rastet kur dashuria është larguar ose s’ka qenë ndonjëherë.

10. Nuk merr përsipër të bësh një ndryshim

Edhe nëse diçka nuk shkon mirë në raport me të, nuk bën përpjekjen më të vogël për ta ndryshuar. Ndonëse je e vetëdijshme që gjërat mund të përmirësohen nëse ju të dy përpiqeni zgjedh të mos e bësh sepse *s’do*.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit