Gazmend Bardhi së bashku me kreun e grupit parlamentar demokrat është takuar me koordinatorin e Bashkëpunimit Transatlantik, Peter Beyer.
Me anë të një postimi në Twitter Bardhi ka bërë me dije se temë diskutimi mes tyre dhe Beyer ka qenë lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i pozitave të PD-së.
Po ashtu ai ka shtuar se do të rrisin vlerat e PD-së përkrah Partive Evropiane.
“Peter Beyer është një mik jo vetëm i Partisë Demokratike, por është një mik i mirë i Shqipërisë. E falenderuam për mikpritjen dhe gjithë mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë prespektivës europiane të Shqipërisë. E siguruam se do të mbështesim pa asnjë rezervë luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, do të ruajmë dhe forcojmë partneritetit strategjik të PD me aleatët euro-atlantik. Si dhe do të punojmë për një PD të bashkuar rreth vlerave të EPP dhe që është alternativë e besueshme për qeverisjen e vendit,” ka shkruar Bardhi në Twitter.
2/2. … luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, do të ruajmë dhe forcojmë partneritetit strategjik të PD me aleatët euro-atlantik, si dhe do të punojmë për një PD të bashkuar rreth vlerave të EPP dhe që është alternativë e besueshme për qeverisjen e vendit. pic.twitter.com/uETOnohKpT
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) September 28, 2022