-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia pagoi 23 mln lekë për “bilbilat” që i kënduan komandantit?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama rrëzoi sot lajmet që kanë dalë në media se bashkia Sarandë pagoi 23 mln lekë grupin “Zëri i Bilbilit” që i kënduan disa muaj më parë në inaugurimin e tunelit të Kardhiqit. Kreu i qeverisë i cilësoi këto lajme si përralla.

Është hera e parë që e dëgjoj këtë gjë, është një përrallë. Me këtë rast, unë them të studioni pak më shumë polifoninë për të kuptuar që edhe kur bëhet fjalë për këtë.

Nuk ka të bëjë me të kënduarit mua apo dikujt tjetër, por me natyrën e kësaj mënyrë të të kënduari. Përsa i përket pagesës nga Bashkisë Sarandë, nuk jam unë ai që jep visto për shpenzimet e Sarandës” tha Rama duke “larë duart” nga kjo çështje.

Grupi i quajtur “Zëri i Bilbilit” është paguar me 23 milionë e 322 mijë lekë të vjetra nga ana e Bashkisë Sarandë.

Pagesat për grupin “Zëri i Bilbilit” kanë si motivacion kategorizimin “Shpenzime për aktivitete sociale për personelin”, kur i njëjtë grup polifonik i kushtoi një këngë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

Bashkia tha se paratë nuk i janë dhënë drejtpërdrejt grupit ‘Zëri i Bilbilit’ për këngën e kënduar për inaugurimin e tunelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit