Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk ka asnjë të re për dosjen e zhdukjes së Ervis Martinajt.
Ai u shpreh se sapo policia të ketë informacion dhe prova të qarta do të dalë dhe të japë përgjigje nëse kemi të bëjmë me krim apo inskenim.
“Nuk e di cfarë keni parasysh, por di t’ju them që sapo policia të ketë provat e nevojshme do të ketë komunikimin. Përsa kohë nuk e ka komunikimin do të thotë se nuk i ka provat e nevojshme” tha Rama.