-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I kënduan këngën në tunel”, Berisha: Rama i shpërbleu me 23 milionë lekë

Kryesoret

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit me sindikata është shprehur se protesta është e vetmia formë për të sjellë kushte më të mira ekonomike në vend.

Ai ka shtuar se jo vetëm pedagogët, por dhe mjekët, mësuesit duhet të dalin në protestë. Berisha është shprehur se Rama ka hedhur artistët në rrugë, por grupin polifonik të tunelit ai e shpërbleu me 23 milionë lekë.

“Në datën 5 është protesta e pedagogëve. Po le të pyesin veten, a mos janë mësuesit më mirë? Jo janë më keq. Po si janë mjekët dhe infermierët? S’kanë qenë siç janë sot.

Specialistët tanë do ju japin përgjigje më të mirë. E kam të qartë se ju me shumë të drejtë doni të dini se cili është minimumi jetik i PD. Atë do e llogarisim bashkërisht zoti Kalaja. Nis bashkëpunimi. Ju shtroni çështjen e statusit. Të gjitha statuset do përpunohen me sindikatat. Sot kisha artistë në zyrë. I konsideron të paqenë Edi Rama. Ata që këndojnë këngën e tij në tunel i shpërblen me 23 mln lekë. Kurse artistë të tjerë flaken rrugëve. Po, po. Ky është realiteti”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit