Ish-presidenti Ilir Meta paralajmëroi sot fakte dhe prova të tjera për dosjen e inceneratorëve.
Në një dalje për mediat, gazetarët e pyetën se përse ka një heshtje për këtë dosje nga Partia e Lirisë ditët e fundit?
Por, Meta paralajmëroi nxjerrjen e provave të reja.
“Ka edhe fakte të tjera, që padyshim ajo është kryevepra e vjedhjes së Rilindjes.
Padyshim që kemi qenë tërë kohën në aktivitet duke denoncuar shumë afera dhe denoncime të tjera” tha ai.
Dosja është në duart e SPAK-ut dhe pas hekurave është ish-ministri Lefter Koka dhe deputeti Alqi Bllako deri tani.