-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi? Gjermania: Nord Stream u sulmua me qëllim

Kryesoret

Rrjedhjet në Tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2, janë bërë si pasojë e sulmeve, tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck. “E dimë me siguri se nuk kemi të bëjnë me ndonjë defekt në material, por se me të vërtetë ka pasur sulme ndaj infrastrukturës, tha Habeck të martën në Berlin.

Të hënën ishte vënë re një rënie e papritur e presionit në dy tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2. Sipas autoriteteve suedeze dhe kompanisë operuese NordStream AG, tre rrjedhje u konstatuan në tubacionet e zonës ekonomike detare daneze dhe suedeze – dy rrjedhje në Nord Stream 1 në verilindje të ishullit danez Bornholm, një rrjedhje në Nord Stream 2 në juglindje të ishullit.

Një hap përshkallëzimi?

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohin rrjedhjet si akte sabotimi ose sulmi, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se janë “akte të qëllimshme”. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki i quajti rrjedhjet një akt sabotimi që “ndoshta shënon hapin e ardhshëm të përshkallëzimit të situatës në Ukrainë”. Kryeministrja në largim e Suedisë Magdalena Andersson tha se “ka pasur shpërthime”, megjithëse ministrja e Jashtme, Ann Linde tha se nuk do të “spekulojë mbi motivet apo aktorët”.

Edhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen tha se rrjedhja kishte ndodhur për shkak të një “sabotimi”. Ajo paralajmëroi “përgjigjen më të fortë të mundshme” ndaj çdo ndërprerjeje të qëllimshme të infrastrukturës energjetike evropiane.

, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se për momentin “është e pamundur të përjashtohen çdo opsion”. Ukraina tha se nuk ishte asgjë më shumë se një sulm terrorist i planifikuar nga Rusia dhe një akt agresioni ndaj BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit